Kimë me qepë, domate dhe vezë nga zonja Albana

28 Maj, 11:38 | Përditesimi: 28 Maj, 11:38

Kimë me qepë, domate dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të thata
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 domate / 1 lgj salcë
  • 1 gjethe dafine
  • 4–5 vezë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepët priten hollë në formë rrathësh dhe kaurdisen në zjarr të ngadaltë me kapak, derisa të zbuten mirë. Më pas shtohen domatet ose salca, kripa, piperi i zi, dafina dhe pak ujë. Lihen të ziejnë derisa qepët të treten dhe masa të mbetet me pak lëng. Përzierja hidhet në një tavë. Vezët shtohen sipër në rreshta, me largësi 4–5 cm nga njëra-tjetra. Sipër hidhet pak kripë dhe piper i zi dhe futet në furrë derisa të mpikset e bardha e vezëve.

MC/Shqiptarja.com