Kimë me vezë nga zonja Albana

3 Prill, 12:23

Kimë me vezë

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 lgj koncentrat domate
  • 500 gr qepë
  • 20 gr oriz
  • 4 lgj vaj luledielli
  • Kripë
  • Piper i zi kokërr

Përgatitja:

Qepët i grijmë hollë me pak ujë, i lëmë të gatuhen, më pas shtojmë vaj dhe i kaurdisim. Shtojmë mishin e grirë dhe vijojmë me gatimin. I japim ngjyrë me salcën e domates, rregullojmë shijen me kripë e piper duke shtuar dhe pak ujë. Në fund shtojmë orizin dhe e vendosim kimën në tavë duke bërë 4 gropëza ku hedhim vezët. E lëmë kimën në furrë për 20 minuta.