‘Klinika 24’ nis rrugëtimin në Report Tv, Doreada Mio rrëfen risitë e emisionit dedikuar shëndetit

15 Shtator 2023, 13:09

‘Klinika 24’, emisioni i shëndetit nis nesër ne ekranin e Report Tv me Doreada Mio. Risitë dhe fokusi i një rrugëtimi dedikuar shëndetit të njerëzve…

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte moderatorja e emisionit më të ri në Report TV, Doreada Mio, e cila nga kjo e shtunë në orën 20:00 nis emisionin e saj “Klinika 24”. Pas një karriere 20 vjeçare si gazetare dhe 13 vite nën drejtimin e emisionit “Klinika 24”, moderatoren e njohur e gjejmë në televizionin më të mirë informativ Report Tv, ku çdo të shtunë në mbrëmje do të vazhdojë një nga emisionet më të kërkuara nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. ”Emisioni do të jetë një klinikë 24 orë e hapur për të gjitha problematikat shëndetësore të njerëzve, duke patur në panel ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme, që kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë pasurinë tonë, shëndetin” shprehet Doreada.