Kolonja zero të prekur nga Koronavirus. Kreu i bashkisë, Erion Isai: Jemi leksion për higjienën!

14 Prill 2020, 11:37

Kolonja është ende një nga zonat në hartë, e paprekur nga koronavirus. Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai thotë se janë marrë të gjitha masat në qytet për dezinfektimin, karantinimin e njerëzve, ndërkohë që i shërbehet rreth 476 familje të moshuarish. Arsyen e mos prekjes nga virusi, Isai e lidh edhe me higjienën, për të cilën thotë se kolonjarët janë 'leksion'.