Kontrolloni nishanet! Ja kur forma duhet t’ju shqetësojë

24 Qershor, 12:31 | Përditesimi: 24 Qershor, 12:31

Shpesh i konsiderojmë nishanet si shenja të zakonshme në lëkurë, diçka që e kemi pasur gjithmonë dhe që nuk na shqetëson. Por a i njohim vërtet? Kur janë thjesht pjesë e trupit tonë dhe kur mund të kthehen në një sinjal që nuk duhet neglizhuar? Ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale apo vetë karakteristikat e organizmit mund të ndikojnë në shfaqjen dhe ndryshimin e tyre. Mjekja dermatologe Brunilda Bardhi u ndal në “Rreze Dielli” tek rëndësia e kontrollit të nishaneve, shenjat që duhet të na tërheqin vëmendjen dhe mënyrën se si mund të kujdesemi më mirë për shëndetin e lëkurës sonë.

MC/Shqiptarja.com