Koronavirus/ Mjeku okulist Rubin Topi: Zëvendësoni lentet e kontaktit me syze! Rrisin mundësinë e infektimit

1 Prill 2020, 14:43

Veshët, sytë, goja e hunda janë organet e trupit të njeriut që përdoren si porta hyrëse të virusit në organizëm, ndaj kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe duhet të bëjmë për secilin prej tyre. 

Në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli", mjeku okulist Rubin Topi thotë se edhe ndaj syve duhet të bëjmë një kujdes të vecantë. 

"Fatkeqësisht është vërtetuar që portë hyrëse për Covid 19 janë edhe sytë. Një përqindje nuk është akoma e saktë, por kjo është vërtetuar te 1-3% e pacientëve të prekur nga koronavirus." shprehet mjeku.

Topi këshillon që të gjithë personat që përdorin lente kontakti ti zëvendësojnë ato me syze për këtë periudhë.