Koronavirusi, ja ushqimet që forcojnë imunitetin, e ftuar nutricionistja Enkeleda Ferrollari

10 Mars 2020, 14:55

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka thënë se duhet të harroni mite të tilla si ‘rakia dhe hudhrat luftojnë koronavirusin’, por përpiquni të konsumoni ushqime që forcojnë imunitetin tuaj.

“Nga paniku ka mite të ngritura. Dëgjohet gjithandej që konsumoni raki dhe hudhra. Abuzohet dhe njerëzit bien në kurthe që mund t’u kthehet mbrapsh. Ka shumë pak kohë që është shfaqur koronavirus, sa të kemi studime për ushqimet që bëjnë mirë për koronavirusin. Së dyti nuk ka asnjë ushqim që lufton një sëmundje të caktuar është e pamundur.  Rekomandohet një dietë e ekuilibruar, një tërësi ushqimesh e kompletuar.  Ka ushqime që bëjnë mirë për të forcuar imunitetitn, jo për të luftuar e zhdukur koronavirusin” shprehet në “Rreze Dielli” nutricionistja.

Ndër ushqimet që ajo rekomandon të konsumohen janë frutat dhe perimet kryesisht të stinës, qumështi, çajrat bimorë etj.