Kryelanë me speca
Përbërësit:
- 2 vezë
- 100 gr djathë
- 130 ml qumësht
- 80 ml vaj misri
- 3 speca
- 2 lgj vaj ulliri
- 150 gr miell gruri
- 100 gr miell misri
- Pak pluhur pjekës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Së pari specat i presim në katrorë të vegjël dhe i skuqim në vaj ulliri për 2-3 minuta. Ndërkohë rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin, pastaj miellrat dhe pluhurin për pjekje. Në fund shtojmë specat dhe djathin e copëtuar. I vendosim në tepsi dhe më pas në furrë në pjekje në temperaturën 180°C për rreth 30-40 minuta.