Flasim për ekzistencën e shpirtrave, sa dimë rreth tyre, ku shkon shpirti pas vdekjes?
Çështjet e jetës pas vdekjes kanë qenë shqetësuese për njerëzimin për shumë shekuj. Ka shumë hipoteza për atë që i ndodh shpirtit pasi largohet nga trupi. Ku shkon shpirti pas vdekjes? Pse janë të rëndësishme ditët e përkujtimit? Çfarë thonë mediumet dhe psikologët për jetën pas vdekjes? Njerëzit që praktikojnë spiritualizëm pretendojnë se shpirtrat e të vdekurve vazhdojnë të ekzistojnë në botën tjetër. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje të qartë për pyetjen e ekzistencës së jetës pas vdekjes.
Olta Canka, përkthyese dhe artiste ka qenë shpesh herë në fokusin mediatik për shkak të deklaratave të saj se është në gjendje të flasë dhe kontaktojë me shpirtrat, ndërsa Sabije Dervishi Veseli është një tjetër shkrimtare që “ndjen shpirtrat” madje ajo ka botuar dhe shumë libra në lidhje me këtë temë. Në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika Veseli komentoi disa foto të shkrepura prej saj ku tregohet ekzistenca e fantazmave…