Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

21 Nëntor 2023, 13:14

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për metalet e rënda në organizëm, problemet që na sjellin në shëndetin tonë dhe si t’i largojmë dhe pastrojmë organizmin nëpërmjet disa ushqimeve dhe bimëve mjekësore.

Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e sotme jemi pothuajse të gjithë të ekspozuar ndaj helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e disa profesioneve të caktuara. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, por fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to. Kur këto metale shtresohen më shumë seç organizmi mundet t'i tolerojë, fillojnë problematika të ndryshme shëndetësore.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se ku mund të gjenden më shumë këto metale dhe cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e toksinave në trupin tonë. Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor, pasi balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet. Ylli Merja tregon një listë me ushqime, barishte dhe bimë mjekësore të cilat largojnë metalet e rënda nga trupi.