‘Kush do donte një Dhjetor me drita fikur e njerëz të ndriçuar’...? Reflektim mbi festat e fundvitit!
Festat e fundvitit lidhen me familjen, miqtë, të qënurit bashkë, gëzimin, qetësinë, bujarinë, zemërgjerësinë, dashamirësinë, arrijet, dhuratat, zbukurimet, e shumë e shumë të tjera. Me pak fjalë festat e fundvitit nxjerrin më të mirën nga ne e vazhdimisht na frymëzojnë të jemi gjithmonë e më të mirë nga sa jemi. Por, kemi dhe anën tjetër të medaljes…Festat e fundvitit bashkëshoqërohen dhe me shumë stres për një pjesë jo të vogël të njerëzve. Shpenzime financiare të sforcuara, mbingarkesë e lodhje fizike për blerjet e shumta që dominojnë, por mbi të gjitha këto festa na bëjnë më të brishtë emocionalisht, sidomos ata që ndjehen vetëm…
Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë Dhurata Thanasi, psikologen Rudina Koromani dhe agjenten e marketingut Stela Nikolla, të cilat rrëfejnë kujtimet e nostalgjinë e fundviteve të dikurshme.