Kujdeset për pëllumbat prej 50 vitesh, ja historia e tyre e veçantë

27 Maj 2020, 11:00

Bukuria lind nga pasioni, kjo është moto që e shoqëron gjithmonë z.Ibrahim Karaj, që prej 50 vitesh kujdeset për pëllumbat e veçantë. Ai deri më tani ka 25 pëllumba, ndërsa është kujdesur shumë që t’i krijojë atyre ambientin e përshtatshëm, për të qëndruar, madje përapara se të kujdesej për shtëpinë e tij të re, fillimisht është kujdesur që të sistemoj si duhet pëllumbat. Madje edhe në rutinën e tij të përditshme, ai sigurohet që në fillim të kujdeset për nevojat e tyre dhe më pas kryen aktivitet e tij të tjera. Për më tepër, ai është mjaft i apasionuar pas këtyre shpendëve pasi janë të një lloji mjaft të veçantë, I cili nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës, sipas z. Karaj.  

’ Ky është ‘’ Balli Elbasani’’ është një pëllumb që për mendimin tim origjina nuk I dihet, pavarësisht se ne themi që është pëllumb Elbasani, mbas kërkimeve dhe studimeve të mija, derisa ky pëllumb nuk ndodhet në asnjë vend të botës, unë mendoj që ky mund të jetë pëllumb autokton shqiptar’’ thotë ndër të tjera ai.