Kulaç me miell misri dhe djathë nga zonja Vjollca

31 Maj 2021, 11:16

Kulaç me miell misri dhe djathë

Përbërësit:

3 vezë

1 gotë kos

1 filxhan çaji vaj bimor

kripë

350 gr miell misri

100 gr miell gruri

1 pako pluhur pjekës

150 gr djath

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë kosin, vajin dhe I përziejmë mirë sëbashku, kripë, shtojmë të dy llojet e miellit përzierë sëbashku pak nga pak, pluhurin pjekës, I përziejmë sat ë na formohet një masë homogjene, shtojmë djathin e përziejmë me spatula.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe e pudrosim me pak miell nivelojmë brumin në tepsi dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta. Furra duhet të jetë e nxehtë kur të vendosim tavën. Pasi e nxjerrim nga furra e mbulojmë 10 minuta me një pecetë e më pas e presim e shërbejmë.