Kultivuan kanabis me llamba në Shkodër, dalin pamjet e operacionit! Momenti kur prangoset brenda ‘shtëpisë së barit’ 38-vjeçari

18 Tetor 2023, 10:03

Policia e Shkodrës ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave në fshatin Trush i Poshtëm. Brenda shtëpisë së barit u gjetën të kultivuara në vazo 123 bimë narkotike, ndërsa u arrestuan tre familjarë. Një prej tyre Lorenc Trieshi u kap brenda shtëpisë së barit.