Kunguj me kos dhe hudhra, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana

28 Nëntor, 11:36 | Përditesimi: 28 Nëntor, 11:36

Kunguj me kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj të njomë
  • Pak miell për spërkatjen e kungujve
  • Vaj për skuqje
  • 500 gr salcë kosi ose 1 kg kos
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle uthull
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, kopër

Përgatitja:

Lajmë kungujt, i gërvishtim lehtë që të largojmë cipën e jashtme dhe i presim në rrathë rreth 0.5 cm. I spërkasim me miell dhe kripë. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë qërojmë hudhrat, i shtypim me pak kripë dhe i shtojmë tek kosi. Shtojmë uthullën, vajin e ullirit dhe pak kopër të grirë hollë. Bashkojmë kosin me hudhra me kungujt dhe i lëmë pak që të lidhen shijet.

MC/Shqiptarja.com