Kuratore imazhi në revistat prestigjoze të modës, Stela Plaka: Gjej veten në Itali!

16 Prill 2020, 17:48

 

Nisi fillimisht duke reklamuar punën e saj në rrjetet sociale, por Stela Plaka u kthye shumë shpejt në një nga kuratoret e imazhit në revistat më prestigjoze të botës.

Bashkëpunimet me shumë prej tyre I realizoi nga Italia atje ku jeton dhe punon prej tashmë disa vitesh, vend për të cilin thotë se ka gjetur veten përsa I përket krijimtarisë së saj.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” Stela Plaka shpreht se edhe Shqipëria I ka dhënë mundësinë, por në shtetin fqinj duket se arti I saj kuptohet më mirë.