Kus kus me perime të pjekura nga zonja Vjollca

2 Tetor, 10:45

Kus kus me perime të pjekura

Përbërësit:

200 gr kus kus

200 ml lëng limoni

2 patëllxhanë

2 kunguj

1 degë selino

1 qepë e kuqe

1 spec i kuq

1 lugë kafe kumin

1/2 lugë kafe kurkuma

kripë dhe piper të zi

120 gr qiqra të gatuara

pak vaj ulliri

1 limon

Përgatitja:

I presim të gjitha perimet në kubikë 0.5 centimetër. Vendosim të gjitha perimet në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekje së bashku me qepën dhe selinonë të pastruar nga fijet dhe preprë në kubikë. Rregullojmë shijen e perimeve me kripë dhe piper të zii dhe vaj I përziejmë së bashku dhe i  vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. Ndëkohë përgatisim kus kusin në një tas vendosim kus kus dhe lugë gjelle vaj, kripë, ujin e nxehtë. Lexojmë udhëzimet në paketën e kus kusit. Shtojmë erzat nëse nuk I preferoni mos I hidhni. Sipas shijes shtojmë dhe pak lëng limoni e lëmë 10 minuta më pas në një tas të madh e përziejmë me perimet e spërkatim me pak vaj dhe e  shërbejmë.  

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha