Kush e përloti Mihallaq Andrean... / Rrëfimi prekës i ‘magjistarit’ të serenatave

6 Shtator, 12:43

I ftuar në emisionin e mengjesit “Rreze Dielli” ishte këngëtari i njohur i serenatave korçare Mihallaq Andrea. Për shumë njerëz që e njohin ai është simboli dhe përfaqësuesi më i mirë i qytetit të Korçës. Në një rrëfim për nisjen e karrierës, familjen dhe sigurisht miqtë, Mihallaqi u ndal tek momentet kur thirrja e brendshme e artistit u kthye në këngët që sot njihen nga të gjithë. Mihallaq Andrea rrëfeu lidhjen e ngushtë që ka me kitarën, studion e tij dhe padiskutim me librat që ka shkruar personalisht. Gjatë intervistës, ai u përshëndet me dy videomesazhe nga njerëzit e tij më të afërt të familjes, i biri, Kristi dhe mbesa Ema Andrea, aktorja e njohur nga të gjithë. I emocionuar Mihallaqi pohoi se Andrea-t janë shpesh qaramanë kur vjen puna tek arti apo tek familja, pasi preken shpejt dhe ndjejnë shumë.