Kush është prokurorja Enkeleda Millonai që po heton Berishën! E trajnuar nga SHBA dhe BE për antikorrupsionin

24 Tetor 2023, 20:16

Prokurorja nga Berati Enkeleda Millonai është e para që ka marrë në hetim një ish-kryeministër në Shqipëri. “Report TV” ka zbardhur detaje nga karriera e saj që nga trajnimet nga SHBA dhe BE, deri tek mësimdhënia në shkollën e Magjistraturës dhe në Universitet. Prokurorja që po heton Sali Berishën është pa mbrojtje të posaçme ndërsa kur kandidoi në SPAK, tha para KLP-së se megjithë stepjen, e ndërmori këtë veprim për të sjellë ndryshim për vendin