'Kushtetuesja' çoi në 'Venecia' zgjedhjet lokale të 2019-s, Voltana Ademi: S'prisnim vendim brenda ditës, çështje që meriton thellim për një vendimmarrje të drejtë

26 Qershor 2021, 07:10

Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës.