Kuvendi vendosi, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetaj

15 Korrik 2023, 06:47

 Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit ka dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish zv.kryeministrin. Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë.