Lakër e mbushur me qofte
Përbërësit:
- 1 lakër
- 450 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 80 gr oriz
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 lgj kripë dhe piper
- 1 degë selino
- 4 lgj vaj ulliri
- 5 lgj salcë domate
- Hudhër të shtypur
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, erëza
Përgatitja:
Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak (më shumë se gjysma). E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale. Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës. Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve dhe vendosim kapakun e lakrës. E vendosim lakrën e mbushur në një tavë qelqi, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 90 minuta.