Lakror me kunguj të njomë nga zonja Albana

29 Korrik, 11:27 | Përditesimi: 29 Korrik, 11:27

Lakror me kunguj të njomë

Përbërësit:

  • 4 kunguj mesatar
  • 4 filxhanë çaji miell misri
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • 2 vezë
  • 2 gota qumësht
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungujt e njomë grihen në rende dhe u kullohet lëngu. Përzihen me qumështin, vezët, miellin e misrit, kripën, koprën dhe gjalpin. Në një tavë të lyer me yndyrë hidhet një shtresë e trashë mielli misri dhe spërkatet me pak qumësht ose ujë. Hidhet masa e përgatitur dhe sheshohet. Sipër hidhet një shtresë tjetër mielli misri, laget me qumësht ose ujë, spërkatet me gjalpë të shkrirë dhe piqet në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com