Lëkurë e lëmuar si bebe, pa asnjë pore! Ja super maska, ideale para make up-it/ Efekt i menjëhershëm

26 Dhjetor, 13:24 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 13:24

Jemi në prag festash dhe të gjithë duam që lëkura jonë të duket sa më e freskët, e butë dhe me shkëlqim natyral. Para se të aplikojmë grimin, një maskë e thjeshtë pre–make up e përgatitur në shtëpi mund të bëjë mrekulli. Me vetëm tre përbërës që i kemi pothuajse gjithmonë në kuzhinë: niseshte, mjaltë dhe kos - mund të ndihmojmë lëkurën të duket më e lëmuar, më uniforme dhe gati për një grim perfekt. Stela Nikolla në “Bëje vetë” na tregon sesi t’a përgatisim këtë maskë hap pas hapi.

MC/Shqiptarja.com