'Lokomotiva', vjen seriali 100% shqip - Të ftuar Ermal Qori, Gledis Tarazhi dhe Jona Rizaj

8 Janar 2020, 14:40

Nisi me buxhet “0”, por kjo nuk i ndaloi të rinjtë e serialit “Lokomotiva” të përmbyllnin me sukses serinë e parë, për ta ngjitur në Kinema për të gjithë ata që duan të shohin nëpërmjet një lenteje ‘objektive’, rinisë, realitetin shqiptar.

I ftuar në “Rreze Dielli” Ermal Qori, i riu që ideoi dhe realizoi këtë projekt tregon si nisi ideja për të këtë serial. Vetë ai, është jo vetëm ‘truri’ i këtij projekti, por edhe zbatuesi i tij, duke bërë njëkohësisht rolin e regjisorit dhe aktorit në serinë e parë të “Lokomotivës”.U përpoqëm për të sjellë diçka ndryshe. Duke qenë një grup të rinjsh të bashkuar kishin qëllimin e mirë për të sjellë dicka të vecantë, është menduar në këtë lloj forme sepse jemi bazuar në diçka reale, siç është përshembull edhe martesa me shkuesi, apo duke sjellë në qendër të vëmendjes vlerat tradicionale shqiptare, qoftë në pikat turistike, qoftë në gatime, qoftë në disa dimensione të ndryshme që do të zbulohen kur të dalë seriali. Duke marrë shkas nga këto, është cilësuar një 100% shqip, duke qëndruar në realitetin shqiptar nga të gjitha dimensionet. Jemi munduar të sjellim diçka me vlerë, vlerat tradicionale, udhëtimet, iniciativat rinore.”