Luftë me flakët, momenti kur helikopteri Cougar punon për shuarjen e zjarreve në Fier

25 Korrik 2023, 21:42 | Përditesimi i fundit: 2023-07-25 21:45:00

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se 45 efektivë, mjet dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Peleshi u bën thirrje qytetarëve se nëse do ketë nevojë për evakuim t’iu binden autoriteteve.