Lulelakër me qumësht dhe vezë nga zonja Vjollca

9 Nëntor 2020, 10:57

Lulelakër me qumësht dhe vezë 
Përbërësit:

1 kg lulelakër 
3 vezë 
1 gotë qumësht 
1 gotë kos 
100 ml vaj ( 1/2  gotë) 
1 lugë çaji piper I kuq 
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle miell 
1/2  lugë kafe pluhur pjekës 
1 lugë çaji gjalp 
100 gr djath pice 
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një tenxhere në ujë të valuar. Pastrojmë lulelakrën dhe e bdajmë atë në boçe të vogla e shpëlajmë mirë. Shtojmë në tenxhere me ujë të valuar dhe kripë dhe më pas bocet e lulelakrës I lëmë të ziejnë vec 3 minuta e më pas I kullojmë. Vendosim lulelakrën në një tas. në një ts rrahim vezët, shtojmë qumështin, 100 ml vaj dhe kos, piper I kuq, kripë, piper të zi I përziejmë mirë të gjtihë përbërësit në tas dhe 2 lugë gjelle miell dhe 1/2  lugë kafe pluhur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen. Lyejmë një tepsi me pak gjalp e përkasim pak , nivelojmë bocet e lulelakrës dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.Pas 20 minutash nxjerrim tavën nga furra e spërkasim me djath pice të grirë dhe e vendosim përsëri dhe 5 minuta të tjera sa djthi të shkrijë. E servirim të ngrohtë.