Makarona furre me pana dhe proshutë nga zonja Albana

23 Qershor 2022, 11:50

Makarona furre me pana dhe proshutë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 200 gr proshutë
  • 400 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 200 gr kërpudha
  • 200 ml pana
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • Pak galetë
  • Gjalpë ose vaj
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Makaronat I ziejmë, i shpëlajmë dhe i shtojmë në një tepsi ku kemi spërkatur me yndyrë dhe galetë. Shtojmë një shtresë proshutë, kërpudha të kaurdisura dhe djathin kackavall. Gjysmën tjetër të makaronave e shtojëm mbi këtë mbushje. Në një tas rrahim vezët, qumështin panën dhe e shtrojmë mbi shtresën e makaromnave. E fusim në furrë në 180 gradë për 40 minuta dhe është gati për tu serviruar.