Makarona me mish viçi
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 presh
- 30 gr koncentrat domateje
- 60 ml verë e kuqe e thatë
- 700 gr domate të freskëta
- 1–2 gjethe dafine
- 500 gr makarona të vogla
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Thajeni mirë mishin me letër kuzhine. Në një tenxhere të thellë ngrohni vajin e ullirit dhe skuqeni mishin 3–4 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni qepën, karrotën, preshin dhe kaurdisini derisa të zbuten lehtë. Hidhni koncentratin e domates dhe përziejeni në fundin e tenxheres për rreth 1 minutë. Shuajeni me verën e kuqe dhe lëreni të avullojë. Shtoni domatet, dafinën, kripën, piperin dhe 1.5–2 litra ujë. Mbulojeni me kapak dhe ziejeni në zjarr të ulët për rreth 2 orë, derisa mishi të bëhet shumë i butë. Në një tigan të gjerë ngrohni rreth 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisini makaronat derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojini më pas tek mishi së bashku me 200 ml ujë të vluar. Vendoseni gatimin në furrë të parangrohur në 170°C për 30 minuta. Gjatë pjekjes përziejeni një herë me kujdes. Sapo ta nxirrni nga furra, vendosni 2–3 kuba akulli në sipërfaqe që të ndërpritet menjëherë zierja dhe makaronat e vogla të mbeten të pashpërbëra. Lëreni të pushojë 10 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë me djathë të grirë sipër.




















