Makarona me salcë dhe sallam të thatë nga zonja Albana

11 Tetor 2022, 11:55

Makarona me salcë dhe sallam të thatë

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 1 qepë e grirë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 200 gr sallam i thatë (kabanos special)
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Salcë domate
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë sallamin e thatë të prerë në feta. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas një thelpi hudhër të shtypur dhe një spec të kuq të prerë imët. Shtojmë salcën e domates dhe makaronat të cilat i kaurdisim bashkë me përbërësit e tjerë për pak minuta. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe i lëmë makaronat derisa të gatuhen plotësisht. E servirim me pak djathë kaçkavall të grirë.