Makarona me ullinj dhe salcë domate nga zonja Albana

11 Korrik 2022, 12:35

Makarona me ullinj dhe salcë domate

Përbërësit:

  • 1 pako makarona spageti
  • 200 gr salcë domate
  • 1/2 lç spec djegës
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gr ullinj pa bërthamë
  • 1 lç kaperi
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Vendosim në një tigan vajin e ullirit dhe kaurdisim hudhrën dhe specin djegës. Sapo hudhra të zverdhet e largojmë nga tigani dhe shtojmë kaperin, salcën e domates dhe ullinjtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën derisa të bëhet kompakte. Makaronat e ziera për rreth 8 minuta i shtojmë tek salca duke i spërkatur me pak djathë kaçkavall të grirë.