Makarona sufle nga zonja Albana

26 Dhjetor 2022, 11:09

Makarona sufle

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 150 gr gjalpë
  • 120 gr miell
  • 1.5 litër qumësht
  • 1 fç pana
  • 2 të verdha veze
  • Djathra të ndryshëm
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë më kripë 2-3 minuta më pak se sa minutazhi i përcaktuar në paketim.

Vendosim në zjarr në një tenxhere qumështin dhe panën të ngrohet. Paralelisht vendosim në një tenxhere tjetër gjalpin të shkrijë dhe kaurdisim miellin. Sapo mielli ndryshon ngjyrë shtojmë qumështin e ngrohur me panën. E trazojmë mirë me telin rrahës në mënyrë që kremi mos kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat, shtojmë 2 të verdhat e vezëve dhe djathra sipas dëshirës.

Kullojmë makaronat, shtojmë një kubik gjalpë dhe i trazojmë. Në një tavë vendosim një shtresë me kremin e përgatitur, hedhim makaronat dhe në fund shtojmë masën tjetër të kremit. E spërkasim me pak djathë të grirë dhe e vendosim suflenë me makarona të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.