"Mamaja" më e njohur e Instagramit: Skeçet, me fustanin e pajës së mamasë

9 Prill 2020, 11:39

Aktori i humorit Aleks Seitaj ka zbuluar se videot e tij të humorit i bën me fustanin e mamasë.
Po, po! Jo vetëm që frymëzohet nga sjelljet e saj, por edhe vesh veshjet e saj për të luajtur rolet në videot që realizon në Instagram. Megjithatë aktori i humorit thotë se i ruan me fanatizëm, pasi mamaja e tij i ka që prej kohës së pajës.
"Robdoshambri është i pajës së mamasë sime. Kështuqë sa herë xhiroj duhet ta kem me shumë kujdes, sepse nëse i ndodh dicka nuk e di çfarë do të bëj" thotë Seitaj.