'Mamaja më grisi vërtet trikon' Aleks Seitaj tregon prapaskenat e skeçeve të tij

9 Prill 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 11:34:09

Na ka shoqëruar me videot e tij plot humor gjatë ditëve të karantinës, duke zhvendosur spektaklet e humorit brenda karantinës së tij.
Bëhet fjalë për Aleks Seitaj, aktorin e humorit i cili realizon vazhdimisht situata humori nga brenda shtëpisë, situata që ndoshta hasen në shtëpitë e gjithsecilit.
I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" ai thotë se për skeçet e tij i ka marrë idetë nga sjelljet e përditshme të mamasë së tij, ndërkohë që zbulon se vërtet mamaja e tij i ka grisur një triko për të marrë pluhurat.
Ai thotë se këto video funny nisën si dëshirë për të kaluar kohën, por që e sheh edhe si një mënyrë që në të ardhmen ta kthejë në personazh.