Mamia e luftës së Kosovës: Gratë lindnin nëpër male, kam ndihmuar mbi 100 gra në kushte të tilla

11 Qershor 2020, 10:57 | Përditesimi i fundit: 2020-06-11 11:03:00

Sanije Desku ka shërbyer si mami gjatë luftës së Kosovës.   Dy dekada më parë ajo ka ndihmuar rreth 100 gra të lindin fëmijët e tyre. Shumë lindje ajo i ka ndihmuar, kur forcat serbe bombardonin fshtatrat e rrethinës së Malishevës. Në një intervsitë në ‘’Rreze Dielli’’, ajo tregoi për këto përjetime të saj gjatë luftës dhe ndihmën e pacmuar që I ka dhënë grave shtatzanë. 

‘’ Atë periudhë e kujtoj me frikë se hyra në forcat policore serbe, shkuam së pari në një fshat në Komunë të Malishevës pastaj kur u rrezikuam aty, u desh me dal nëpër male’’ shprehet Sanije Desku.

Ajo ndër të tjera thotë se për shkak  të luftës I është dashur të largohet nga shtëpia e saj, duke u larguar në disa fshatra të tjera, por edhe atje nuk ishin të sigurtë, në mes të natës Sanija bashkë me fëmijët e saj largohet drejt maleve. Mirëpo edhe në këto kushte të vështira, ajo e vazhdoi profesionin e saj, duke ndihmuar shumë nëna të sillnin në jetë fëmijët e tyre.

‘’ Ka pasur dhe raste të ushtarëve të plagosur, civil, fëmijë, pleq, të cilët iu kam ndihmuar sepse isha dhe infermiere dhe mami,….Asnjë rast nuk më ka dështuar, as nënë dhe as foshnjë nuk më ka vdekur, asnjë mbi 100 raste kanë qenë. Mjetë skam pasur fare. as doreza, gjërat elementare nuk I kam pasur, as kordonat për me I lidh, më duhej me I zi disa fasha dhe me një palë gërshërë të metalit, I zieja në ujë dhe me ato I prija fashën dhe jua lidhja bebave kordonat'' shprehet znj. Sanije Desku.