Maria Doda, artizanati si art në Mirditë

5 Korrik 2020, 17:10

Udhëtim në Mirditë dhe një takim me gratë duararta të qendrës së artizanatit "Mirdita". Kamera e emisioneve Veri Jug mban në fokus krijuesen e qendrës, intelektualen Maria Doda, gruan që ka bërë të mundur hapjen e një punishteje modeste me bazë punën e dorës për 15 mjeshtre që punojnë veshje për gra dhe për burra, por edhe për fëmijë, veshje të trevës së Mirditës, si një institucion i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore ndër shekuj. Më pas, një takim mbreslenës në fshatin Ndërfushas me mjeshtren artizane Martina Tuci, gruan 81 vjecare që ka qepur ndër vite kostumet popullore të grupit artistik Mirdita dhe që, me punën e saj, ka mbajtur gjallë ekonominë e familjes. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv