Maska dhe irritimi lëkurës, ja çfarë thotë dermatologia

16 Tetor 2020, 12:07

Sipas vendimit të fundit të qeverisë maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura, duke bërë që kohëzgjatja e mbajtjes së maskës në fytyrë të sjellë edhe disa probleme për lëkurën, irritime të ndryshme të cilat mund të çojnë në patologji të ndryshme në lëkurë. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar dermatologia Eva Jorgaqi, e cila foli për këto probleme në lëkurë. ‘’ Maska mund të sjell një dermatit kontakti, dhe në këtë rast ne i japim kortizonik por ama mund të ketë tendenca për t'u infektuar, mund të ketë infeksione që pomada me kortizonik i bën shumë keq, kështu që futen në një rreth vicioz me një pomadë dhe shpesh herë harxhojnë më shumë sesa çduhet për të shmangur konsultën me dermatologun.Stacioni i parë duhet të jetë dermatologu’’ u shpreh ajo.