Maska e aktoreve turke / Përzierja magjike që mbyll poret dhe hidraton lëkurën

6 Maj, 14:05 | Përditesimi: 6 Maj, 14:05

Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki me Stelën sjellin një scrub të veçantë për kujdesin e lëkurës, të përgatitur me përbërës krejtësisht natyralë që gjenden lehtësisht në çdo shtëpi. Ky kombinim i thjeshtë por efektiv ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës, mbylljen e poreve, hidratimin dhe ndriçimin e saj. Me përbërës si kafeja, kosi, e verdha e vezës, kanella dhe mjalti, ky scrub jo vetëm ushqen lëkurën, por edhe i jep asaj një pamje më të freskët dhe të shëndetshme. Një recetë e thjeshtë, natyrale dhe e fuqishme për një rutinë bukurie në shtëpi.

MC/Shqiptarja.com