Për Report Tv një dëshmitar oakular ka treguar për momentet e tragjedisë që ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku u mbyt babai me dy djemtë e mitur.
Ai tha se ishtë fëmija e vogël që po luftonte për jetën, e më pas filluan dhe ata të tre. Sipas tij vendi ku u mbytën ishte larg bregut e se roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë por ishin shumë larg.
‘Unë me sytë e mi pashë që i pari ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën ata filluan të 3. Roja shkoi i pari për ti dhënë ndihmë por ishte shumë larg. Pastaj u futën të gjithë njerëzit. Roja i bregdetit i kapi i pari. Vetëm bërtisnin njerëzit. Kur dolën dolën të pajetë. Shpejt dolën nuk ishte faji asnjërit por i vetë personave.’- u shpreh pushuesi që pa tragjedinë.