Bujar Muçaj, rrobaqepësi nga Kuçova që ka 44 vite që qep rroba për gra dhe burra. Si lindi pasioni për makinën qepëse dhe puna që bën sot së bashku me të shoqen…
Sot është 64 vjeç por çdo ditë atë e gjen në rrobaqepësinë e tij ku i kalon jo më pak se 8 orë në ditë duke punuar në zanatin si rrobaqepës, të cilin e ka nisur që në moshën 12 vjeçare, në qytetin e Kuçovës ku eksperimentonte si fëmijë. Më pas nisi punë si rrobaqepës në ndërmarrjen shtetërore të qytetit, periudhë të cilën e kujton me shumë nostalgji ku punonin vetëm 6 burra e 6 gra në harmoni të plotë.
Sot Bujari është një rrobaqepës profesionist, ka atelienë e tij modeste ku qep veshje nga më të ndryshmet si për burra ashtu dhe për gra. Ndonëse ka mbi 44 vjet që e ushtron këtë zanat ai shprehet se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky profesion, të cilin e zhvillon me shumë dëshirë e pasion së bashku me të shoqen.