Më të plota dhe më voluminoze, reduktoni rrudhat sipër buzëve me këto hapa të thjeshtë

11 Tetor 2023, 12:38

Face yoga teknika moderne që ju ndihmon të luftoni rrudhat e fytyrës si dhe të konturoni pjesë të ndryshme në fytyrën tuaj. Gjithashtu yoga e fytyrës shërben dhe për të tonifikuar buzët natyralisht, pjesën më sensuale të portretit tonë. Lëkura e buzëve është shumë delikate, do kujdes në mirëmbajtje dhe ka një sërë teknikash natyrale për forcimin e tulit të gojës, pasi plakja nuk vjen nga rrudhat por nga rënia e muskulaturës së fytyrës, thotë Laura Xhaxhiu në studion e “Rreze Dielli” ku tregon dhe disa ushtrime shumë të thjeshta që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për të tonifikuar muskulin e buzëve dhe për të ngritur cepat e buzëve lart. Gjithashtu ajo demostroi dhe disa ushtrime masazhi për të çliruar tensionin që grumbullohet në zonën e gojës rreth buzëve.