“Më zëvendësuan” apeli i artistit virtuoz: Më ktheni koncertin tim!

7 Qershor 2023, 12:49

Në studion e ‘Rreze Dielli’ një rrëfim dhe interpretim virtuoz nga Holgen Gjoni, violinçelist i nivelit të lartë në SHBA 

I vlerësuar për “seriozitetin dhe thellësinë e një solisti autentik koncerti”, Holgen Gjoni ka fituar vazhdimisht reputacion si një nga violonçelistët më të kërkuar të brezit të tij duke interpretuar si solist dhe recitalist në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Azi.  Fitues i shumë çmimeve të para prestigjioze ndërkombëtare vlerësuar nga kritikët internacionale për “teknikën, bukurinë e tingullit, emocionalitetin dhe ndjeshmërinë e stuhishme muzikore”.

Holgen Gjoni, një muzikant elitar, një violonçelist me talent të madh, interpretimin e tij të parë e ka pasur në skenë që në moshën 12 vjeçare dhe që atëhere nuk është ndalur… Këto ditë Holgen Gjoni ndodhet në Shqipëri, pasi ishte i ftuar për të marrë pjesë në një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, por fatkeqësisht vetëm një javë para shfaqjes u zëvendësua me një violonçelist tjetër francez.