I pranishëm në takimin e Sali Berishës me banorë të njësisë 5 në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj kërkoi reagim qytetar për gjendjen ku ndodhet vendi.
Duke cituar Kantin, ai tha se askush nuk mund të ankohet kur shkelet me këmbë përsa kohë zvarritet tokës si krimb.
"Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë.
I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua! Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë.
Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi. Jo, e të tjera e të tjera.", tha ai.