Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj. “Sekrete” për të gjitha gratë për t’a kaluar sa më lehtë.
Menopauza sjell jo pak shqetësime tek femrat, por ajo mund të kalohet lehtë në sajë të shumë bimëve që natyra na ka falur. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” tregoi trajtimet alternative nëpërmjet disa bimëve të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat. Për të gjitha gratë është shumë e rëndësishme trajtimi që në shenjat e para të fillimit të premenopauzës. Nëse ato do të konsumojnë disa bimë "mike" të tyre në këtë fazë të jetës, do të ndjejnë më pak efektet anësore pas hyrjes në menopauzë.