Mënyra më e mirë për të 'vrarë' kohën në izolim, stërvitja! Aulona Musta: Qëndroni në shtëpi që të mos kemi bilance dramatike

19 Mars 2020, 10:54

Ajo shquhet për dashurinë e saj për palestrën, por në kushtet kur mbyllja e palestrave është një nga masat e marra pasi Shqipëria u prek nga koronavirus, Aulona Mustës i duhet të stërvitet në shtëpi. Me anë te një video mesazhi Aulona thotë se palestrën dhe zyrën i ka 'zhvendosur' në shtëpi, ndërkohë që bën thirrje për dalje të kufizuara në mënyrë që kjo situatë të mos ketë bilance dramatike.