Merita Jorgo: Shqipëria si Somalia? Vendi ynë ka përparuar! Shpresoj të jem sa më parë atje…

17 Prill 2020, 11:56

Në një lidhje direkte nga Somalia, ekonomistja shqiptare pranë OKB bën krahasimin e Shqipërisë në raport me vendet që ka parë në Afrikë, Lindjen e Mesme e vende të tjera që ka punuar si ekonomiste pranë OKB. “Parajsë” e quan ajo vendin tonë, ndërkohë që përshëndet avancimin e saj dhe bën thirrje që të gjithë shqiptarët të japin kontributin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.