‘Mes tokës dhe ajrit’, në studion e Rreze Dielli me Vjollca Latifi, piloten shqiptare që piloton 4 lloje avionësh
Vjollca Latifi Muselaj, 28 vjeçarja nënë e një djali 2 vjeçar rrëfen pasionin e saj për ajrin, pilotimin, bukurinë dhe vështirësinë e këtij profesioni. Si një pilote femër a është ndjerë ajo ndonjëherë e paragjykuar? Cilat janë aspiratat e saj në të ardhmen?
Vjollca Latifi ka studiuar 4 vite në Ankara për Menaxhim Aviacioni Civil dhe 3 vite në Stamboll në trajnimin për pilote në Akademinë Ayjet. Tashmë jetën e saj e ndan mes Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në karrierën e saj të sapo nisur numëron rreth 300 orë fluturime duke pilotuar me 4 avionë të ndryshëm (Diamond DA20, Sonaca, Diamond DA42, Boeing 737-800 NG. Latifi është e para vajzë shqiptare që ka kryer trajnimet për Boeing 737, avioni super gjigand i udhëtimeve komerciale.