Mish keci me patate në furrë
Përbërësit:
- 1-1.2 kg mish keci
- 1 kg patate
- 4-5 thelpinj hudhër
- 1 qepë e madhe
- 100 ml vaj ulliri
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- 1 lugë çaji spec i kuq (opsionale)
- Lëng limoni (opsionale)
- Rozmarinë ose rigon
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë mishin. E fërkojmë me kripë, piper, hudhër të shtypur dhe erëza. E lëmë pak të marinohet dhe ndërkohë qërojmë dhe presim patatet në copa të mëdha. Shtojmë kripë dhe pak vaj ulliri. Në një tavë furre vendosim mishin dhe rreth tij patatet. Shtojmë qepën në feta (nëse e përdorim). Shtojmë lëngun e mishit, hedhim vajin e mbetur dhe pak lëng limoni nëse dëshirojmë. E vendosim tavën në furrën e nxehur në 180–200°C për 1.5 – 2 orë. Gjatë pjekjes, kthejmë mishin dhe e lyejmë me lëngun e tavës që të mbetet i butë. Në 10–15 minutat e fundit, rritim temperaturën pak që të marrë ngjyrë të bukur sipër.
Këshillat e Albanës: Mishi i kecit është më i butë nëse e lë 30 minuta me hudhër dhe vaj para pjekjes. Mund të shtosh edhe pak verë të bardhë për aromë më të pasur.





















