Mish me patëllxhanë
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 1.5 kg patëllxhanë
- 2 qepë
- 4-5 domate
- 3 thelpinj hudhër
- 1 gjethe dafine
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Mishin e prerë në copa e skuqim në yndyrë së bashku me qepët e grira hollë, më pas shtojmë domatet e grira ose salcë domatesh. Vazhdojmë kaurdisjen së bashku për 3-4 minuta, hedhim ujë derisa të mbulohet mishi, kripë, piper, gjethe dafine dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për t'u zier. Gjatë kësaj kohe përgatitim
patëllxhanët, të cilëve u heqim bishtin, lëkurën në 2-3 vende dhe i presim për së gjati fillimisht dhe më pas në kubikë mesatare. I vendosim patëllxhanët në një enë me ujë të ftohtë e kripë që t'u dalë hidhërimi dhe të mos nxihen. Më pas patëllxhanët i kullojmë, i shpëlajmë dhe i shtrydhim pak. Para përfundimit të zierjes së mishit (rreth 20-30 minuta para) shtojmë në tenxhere patëllxhanët dhe 2-3 thelpinj hudhre të grira hollë. Sipas dëshirës mund të vendosim sipër dhe disa feta domatesh. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me majdanoz të grirë hollë.