Mish me spinaq dhe oriz në furrë nga zonja Vjollca

5 Nëntor 2020, 11:10

Mish me spinaq dhe oriz në furrë

Përbërësit:

600 gr mish qingji ose viçi

2 kokrra qepë

2 thelpi hudhër

250 gr oriz

800 gr spinaq

1 tuf kopër

kripë dhe piper të zi

arrëmoskat

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht me një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim copët e mishit së bashku me 1 qepë të grirë hollë, shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë deri sa mishit ë shkëputet nga kocka.Ndërkohë në një tigan të thellë shtojmë 2-3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën tjetër së bashku me huhdrat, shpëlajmë orizin dhe e përziejmë sëbashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë spinaqin të pastruar dhe të prerë trashë, kopër, e përziejmë dhe atë për 2 minuta, piper të zi dhe arrëmoskat. Shtojmë lëngun e mishit të zjerë rreth 500 ml baraz me nivelin e përbërësve jo më lart, vendosim mbi oriz dhe copëzat e mishit dhe vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.